Lojtari shqiptar çon në këmbë 30 mijë polakë

Ernest Muçi sonte ka ngritur në këmbë Varshavën dhe 30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës thërritën në kor emrin e shqiptarit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë dhe shënoi dy herë ndaj Aston Villës, duke i dhënë fitoren Legias.
Për Ernest Muçin duket se është një moment i mirë. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Legia e Varshavës në Poloni, sot ka shënuar 2 gola në Conference League përballë ekipit anglez Aston Villa.

I pari ka ardhhur ne pjesen e pare duke shfrytëzuar një asistim të bukur nga e djathta e sulmit dhe duke depozituar në rrjetën e mbrojtur nga portieri kampion bote, Emiliano Martinez.
Pawel Wszolek shënoi për polakët në fillim por miqtë barazuan me anë të Palacio, deri sa Muçi shënoi golin e 2-1 por disa minuta më pas erdhi goli i Digne për miqtë.
Legia e Varshavës është në grup me Aston Villa, Zrinjski dhe AZ Alkmaar.
/Shqip.com