Sport Ndërkombëtar

Lojtarët e Premier League do të gjunjëzohen përsëri, kundër racizmit

Lojtarët e Premier League do të gjunjëzohen para dy ndeshjeve të fundjavës së ardhshme për të treguar unitetin e tyre kundër racizmit.

Ndeshjet e nivelit të lartë ndërmjet 8 dhe 16 tetorit do t’i kushtohen fushatës “Nuk ka vend për racizëm”, shkruan BBC.

Kapitenët e klubit ranë dakord para sezonit që ata të ndalonin këtë gjest përpara çdo ndeshje dhe në vend të kësaj të zgjidhnin momente të rëndësishme për të demonstruar gjestin kundër racizmit.

Lojtarët gjithashtu do të gjunjëzohen në ndeshjet e Boxing Day dhe në finalet e kupave.

Klubet e nivelit të lartë filluan të gjunjëzohen për të mbështetur lëvizjen “Black Lives Matter”, e cila u bë e njohur pas vdekjes së George Floyd në Shtetet e Bashkuara në maj 2020.

Lojtarët kanë përsëritur vazhdimisht se gjesti ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e “Nuk ka vend për racizëm”./Shqip.com

/Shqip.com