Sport Shqiptar

Llapi transferon brazilianin, Robson da Silva

Llapi po vazhdon me përforcime, para ndeshjeve Evropiane që fillojnë muajin tjetër.

Skuadra nga Podujeva ka transferuar brazilianin, Robson da Silva.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Llapi përmes një postimi në Facebook.

“Mirë se vjen Robson da Silva. Braziliani 26 vjeçar firmos me ne deri në verën e vitit 2023. Robson Da Silva, i lindur më 14.07.1996, i gjatë 1.80 m do t’i shtoj vlerat e mesfushës sonë”, thuhet në njoftim.

Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, dhe është i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Skuadra e Tahir Batatinës më shtatë korrik do të përballen në Buducnostin e Podgoricës në kuadër të Conference League./Shqip.com