Sport Shqiptar

Llapi – Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Llapi do të pres Gjilanin në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat kanë për synim daljen në Evropë dhe pikët janë tejet të rëndësishme.

Dy ekipet kanë krijuar një rivalitet të madh viteve të fundit dhe një sfidë tejet interesante në pret në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Llapi në këtë sfidë futet e motivuar pas fitores 1-4 në udhëtim te kampioni në fuqi, derisa Gjilani pas barazimit 1-1 në derbin ndaj Dritës.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Krasniqi, Fernando, Bianor, Rivera, Kurtaj, Selimi, Alidema, Fazliu.

Gjilani: Koliçi, Beqja, Krivanjeva, Jashari, Halili, Musolli, Ramadani, Dabiqaj, Zeka, Solomon, Zabërgja.

/Shqip.com