Sport Shqiptar

Llapi – Buducnost Podgorica, bileta kushton vetëm një euro

Biletat për ndeshjen e Conference League, ndërmjet Llapit dhe Buducnost Podgorica do të kushtojnë nga një euro deri në pesë.

Ndeshja e cila do të luhet në stadiumi “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet të enjten.

Çmimet e biletave do jenë si në vijim:

Sektori Veri – çmimi i biletës: 1 Euro, sektori Lindje – çmimi i biletës: 2 Euro, sektori Perëndim – çmimi i biletës: 3 Euro, sektori VIP – çmimi i biletës: 5 Euro.

Llapi do të zhvilloj ndeshjen e kthimit në Prishtin, ku fitorja është e detyrueshme për të arritur një kualifikim tutje.

Skuadra e Tahir Batatinës e Humbi ndeshjen e parë me rezultat bindës 2:0.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00./Shqip.com