Sport Shqiptar

Llapi – Ballkani, publikohen  formacionet zyrtare

Skuadra e Llapit do të përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Do të jetë një sfidë shumë interesante, pasi sa herë janë përballur dy skuadrat spektakli nuk ka munguar.

Llapi ka mbetur në vendin e gjashtë me kuotën e 20 pikëve dhe kërkon fitore që ta mbyll së paku një pozitë më lart dhe në diferencë më të vogël me pikë me vendet që i dërgon skuadrat në Evropë.

Ndërkohë Ballkani është në pozitën e dytë me katër pikë më pak se lider Drita, por që kanë edhe dy sfida më pak, këtë ndaj Llapit dhe ndaj Prishtinës.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tre pikët dhe në stadiumin Zahir Pajaziti pritet një sfidë tejet interesante.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Neto, Kurtaj, Krasniqi, Shabani, Rivera, Fazliu, Alidema, Selimi.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Kuc, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

/Shqip.com