Lajme

Lladrovci: S’ka bir nane që e lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica – as Vjosa e as Albini

Ramiz Lladroci-kryetari i Drenasit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar së lokacioni I Stadiumit Kombëtar nuk do të ndryshojë po i njëjti do të ndërtohet në Korroticë, shkruan SHQIP.

Ai është shprehur i bindur për këtë dhe një gjë të tillë sipas tij, nuk mund ta ndërrojnë as presidentja, Vjosa Osmani e as kryeministri, Albin Kurti.

Lladrovci ka thënë se janë bërë investime milionëshe deri tani dhe nuk duhet të ndërrohet lokacioni për teke të individëve të caktuar.

“Kush është ai bir nane ose bijë nane që guxon me dërgua në një vend me i humb 10 milionë euro, me bo fizibilitetin, me bo projektin? Kush është ai që guxon me i shpërdoru miliona euro”, ka thënë Lladrovci për lajmi.net./SHQIP.com