Maqedonia e Veriut kërkon që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje me njohje reciproke

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje ku në fund të marrëveshjes të ndodh edhe njohja reciproke midis këtyre dy shteteve. Përmes një postimi në Facebook, Osmani është shprehur se njohja reciproke është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve. “Republika e Maqedonisë së … Continued

NATO kërkon ulje të tensioneve dhe dialog midis Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar së fundi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Tëitter, Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulen tensionet dhe të vazhdojnë dialogun në mes vete. “Kam … Continued

Molliqaj: Kurti duhet të japë përgjegjësi për 1 vit e gjysmë dialog të fshehtë

Pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës lidhur me planin franko-gjerman ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Përmes një postimi në rrjetin social Molliqaj është shprehur se Kurti duhet të jap përgjegjësi për 1 vit e gjysmë dialog të fshehtë. “Plani franko-gjerman është pranuar. Ishte mohuar ekzistenca e këtij plani. Nuk fliste … Continued

Nga Presidenca për Shqip.com tregojnë se kur pritet të mbahen zgjedhjen në katër komunat serbe

Disa nga komunat me shumicë serbe që nga dita e djeshme kanë mbetur pa shef komune. Kjo pasi që kryetarët e disa prej komunave me shumicë serbe kanë dhënë dorëheqje nga ajo pozita pasi që Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet e Kosovës. E, për shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, për Shqip.com … Continued

Rama i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit

Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Rama i ka kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit. “Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! … Continued

Sveçla: U larguan 578 serbë nga Policia e Kosovës, situata në veri e qetë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se deri tani kanë dhënë dorëheqje 578 pjesëtarë serb nga Policia e Kosovës. “Gjatë këtyre ditëve, në zonën e drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në veri janë pranuar njoftimet për dorëheqje. Deri më tani janë pranuar 578 dorëheqje”, tha Sveçla. Sveçla … Continued

Kurti pro planit franko-gjerman, thotë se Serbia po e refuzon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia po orkestron situate të tilla në Kosovë për të maskuar refuzimin e planit franko-gjerman. Përmes një konference për media, Kurti tha se drama e Serbisë nuk duhet të shëndrrohet në tragjedi. “Qëllimi i Beogradit nuk është për ta refuzuar planin por qëllimi i tyre është maskimi … Continued

Haradinaj: Serbia dëshiron dështimin e planit franko-gjerman, po i ndihmon Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia ka për qëllim dështimin e planit franko-gjerman. Përmes një konference për media, Haradinaj tha se këtij skenari është duke i ndihmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Serbia, sponsoret e Serbisë, satelitët e Serbisë, skenarë e kanë dështimin e marrëveshjes tashmë të njohur … Continued

Krasniqi i dërgon letër Kurtit lidhur me situatën në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi I ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit lidhur me situatën në veri. Në letrën dërguar Kurtit, thuhet se PDK është  e gatshme për komunikim të hapur dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në territorin e Kosovës. “Kosovës i duhen veprime … Continued

Konjufca: Dorëheqjet e serbëve ndërlidhen me planin franko-gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës janë të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Përmes një prononcimi për media, Konjufca tha se këto veprime kanë për qëllim që të mbulohet fakti se zyrtarisht Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman. “Mendoj që përpjekja e Vuçiqit … Continued