Policia jep detaje për largimin e pjesëtarëve serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur dorëheqje të pjesëtarëve të policisë nga komuniteti serb. Siç thuhet në njoftimin e PK-së, këto dorëheqje kanë ardhur nga zona e drejtorisë rajonale të Mitrovicës së veriut. “Referuar zhvillimeve aktuale ju informojmë se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve … Continued

Në mesin e policëve që dhanë dorëheqje në veri ka edhe nga komuniteti boshnjak

Pjesëtarët serb të Policisë së Kosovës që punonin në kalimet administrative në Jarinje dhe Bërnjak kanë dhënë dorëheqjet e tyre. Vetëm në Jarinje para orës 16:00 afër 70 zyrtarë policorë kanë zhveshur uniformat e tyre – Në mesin e tyre kishte edhe pjesëtarë nga komuniteti boshnjak. Ndërsa, në kalimin administrativ në Bërnjak, në total ofruan … Continued

Haradinaj: Kurti nuk është i interesuar për sigurinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është me aleatët e sigurisë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë të interesuar për sigurinë e Kosovës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga … Continued

Petkoviq: Serbët po largohen nga institucionet deri në formimin e Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se serbet e Kosovës e kanë bërë të qartë që do të largohen nga institucionet derisa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Petkoviq këtë e tha në mediumin serb RTS. Ai tha se ata janë duke kërkuar zbatimin e … Continued

Hoti: Përpjekjet tona kanë sukses vetëm kur kemi mbështetjen nga miqtë euro-atlantik

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se çdo veprim të cilin e ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës ka pasur sukses atëherë kur është mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Përmes një postimi në Facebook, Hoti përmendi edhe pavarësinë e shpallur në vitet e 90’ta. “Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë … Continued

Kurti: Situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë që situata në veri të Kosovës mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman. Siç ka raportuar RTK, Kurti këtë e ka thënë para mediave gjatë një vizite në Prizren. “Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, … Continued

Begaj zhvillon bisedë telefonike me Osmanin, temë diskutimi situata në veri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë bisedë tema kryesore ka qenë situata e fundit në veri të vendit. “Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi … Continued

Çekia bën thirrje që serbët të rikthehen në institucione ndërsa Kosova të themelojë Asociacionin

Republika e Çekisë ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme ka kërkuar nga serbët që të rikthehen në institucione ndërsa Kosovës i është kërkuar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “#CZPRES u bën thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të kthehen në institucionet e Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja … Continued

Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri

Më shumë se 300 policë serbë nga veriu i Kosovës kanë hequr uniformat e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës sot rreth orës 14:00. Pas kësaj, një nga policët iu drejtua gazetarëve të mbledhur dhe “u tha se të gjithë kanë dorëzuar dorëheqjet dhe se nga sot nuk ka më serb në Policinë e … Continued

Kurti zhvillon bisedë me Borrell e informon për qortimet për targat ilegale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me Josef Borell. Tema kryesore e kësaj biseda ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale në veri të vendit. “Mbrëmje vonë në Kosovë për mua, natën vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe për … Continued