Hiqet barrikada në Rudar, kufijtë ende të mbyllur

Ka filluar të largohet edhe barrikada që ishte vendosur në Rudar të Komunë së Zveçanit nga serbët lokal atje. Por edhe pse ka filluar heqja e tyre, kufijtë qëndrojnë ende të mbyllur dhe nuk ka ndonjë informacion se kur do të vazhdojë normalizimi i pikave kufitare. Pika kufitare në Merdarë e cila ishte e mbyllur … Continued

NATO reagon për heqjen e barrikadave

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior e njohur si NATO, ka reaguar lidhur me vendimin për heqjen e barrikadave nga veriu i Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, NATO ka thënë se mirëpret përpjekjet për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës. “NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që … Continued

Rama për situatën në Kosovë: Asgjë e re, shfaqja zgjati më shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës duke përfshirë tensionet, vendosjen e barrikadave dhe largimin e tyre. Përmes disa postimeve në Twitter, Rama e këtë situatë e quan asgjë të re vetëm një shfaqje e cila zgjati më shumë. “Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni … Continued

Borrell kërkon përshpejtim të dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell ka reaguar lidhur me vendimin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se tani duhet përparim urgjent në dialog. “Diplomacia mbizotëroi në de-përshkallëzimin e tensioneve në Kosovën e veriut. Dhuna nuk mund të jetë kurrë … Continued

KFOR-i reagon për heqjen e barrikadave

Forca ushtarake e NATO-s në Kosovë, ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të vendit. “KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt, në mënyrë të sigurt dhe duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku”, thuhet në reagimin e KFOR-it. Qeveria e … Continued

‘Anonymous’ me mesazh kërcënues për Vuçiqin: Populli i Kosovës nuk është pa mbështetje

Një grup hakerësh të njohur si Anonymous së fundi kanë publikuar një video të tyren ku është një mesazh për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Videoja konkretisht flet edhe për situatën e fundit në Kosovë dhe tensionet në veri të saj. “Përshëndetje qytetarë të botës, ky është një mesazh nga Anonymous për Presidentin e Serbisë, Aleksandar … Continued

Krasniqi: Kurti kishte marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në konferencën vjetore për fundvit, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se kishte marrëveshje të fshehur me presidentin Vuçiq, rreth largimit të barrikadave. “Evidente është që kryeministri Kurti ka pasur marrëveshje të fsheftë me presidentin serb për heqjen e barrikadave, duke u pajtuar të liroj ish-policin serb, Dejan … Continued

Nis largimi i barrikadave në veri

Barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës kanë filluar të largohen. Në pamjet e transmetuara, shihen persona që kanë filluar të lëvizin kamionët nga pjesët ku kanë qëndruar për më shumë se dy javë. Ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që ditën e djeshme ka paralajmëruar se të enjten do filloj largimi i barrikadave në … Continued

Vuçiq: Për mua Kosova është Serbi dhe asgjë tjetër

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes profilit të tij në Instagram, ka shkruar se për të “Kosova është Serbi dhe se nuk do të jetë kurrë diçka tjetër”. Ai e ka postuar në profil edhe një video të deklaratës së tij të djeshme, se për herë të parë “pala serbe ka marrë diçka që është “burim … Continued

Haradinaj reagon rreth heqjes së barrikadave

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së përmes së cilës dje iu drejtuan Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se çështja e barrikadave u zgjidhë falë Amerikës dhe BE-së, e kjo ishte dëshmi se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit me këto dy fuqi. “Deklarata e përbashkët SHBA-BE, … Continued