Kuvendi miraton planin e veprimit për ERA 2

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare të së hënës kanë miratuar planin e veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës – Agjenda për Reforma Evropiane. Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se qëllimi i ERA 2 është … Continued

Miratohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të hënën kanë miratuar programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ky program kaloi me me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuvendi ratifikon disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë atë për financim shtesë të COVID-19

Me 81 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës të hënën ka ratifikuar marrëveshjen e bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës. Me një votë më shumë, është ratifikuar edhe marrëveshja e Financimit “Projekti Emergjent i … Continued

Rizvanolli sqarohet për tërheqjen e Kosovës nga projekti për gazin

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është sqaruar lidhur me tërheqjen e Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC). Para deputetëve, ka thënë se kosto e këtij projekti do të kishte qenë e lartë dhe se Qeveria … Continued

Kurti: Synojmë ulje të mëtejme të importeve nga Serbia, kemi strategji të qartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se synojnë që të ulin importet nga Serbia, derisa ka shtuar se “kemi strategji të qartë të marrëdhënieve tona tregtare në të ardhmen”. Këtë deklaratë shefi i qeverisë e ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës të hënën, derisa është pyetur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë … Continued

Bislimi i quan “shpifje” akuzat e opozitës për marrëveshjen e Brukselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka quajtur “shpifje” dhe “të pavërteta” akuzat e deputetëve të opozitës se marrëveshja Kosovë-Serbi për targat e arritur në Bruksel është “e dëmshme” dhe se përmes saj “janë zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele serbe në Kosovë”. Bislimi në seancën në Kuvend ka thënë se “për herë të parë targat … Continued

“Refuzoi gazin amerikan”, Haradinaj kërkon sërish dorëheqjen e Kurtit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Në seancën e Kuvendit të së hënës, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për projektin e gazit, duke thënë se “ka refuzuar 200 milionë eurot e presidentit amerikan Joe Biden”. Po ashtu ka kundërshtuar marrëveshjen për targat të … Continued

Opozita kritikon marrëveshjen për targat, VV-ja thotë se Serbia e njohu Kosovën

Deputetët e partive opozitare në seancën e Kuvendit të Kosovës të hënën kanë kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar me palën serbe në Bruksel lidhur me çështjen e targave. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel për çështjen e targave, “e cenon sovranitetin shtetëror”. “Kjo … Continued

Betohet deputeti i ri i PDK-së

Hisen Berisha, deputeti më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, është betuar të hënën në seancën e Kuvendit. Para deputetëve, Berisha është betuar, teksa në fund ka bërë përshëndetjen ushtarake. Ai ka zënë vendin e Uran Ismailit, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, pasi është në garë për kryetar të Komunës … Continued

Kuvendi i Kosovës me dy seanca sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbledhen sot në dy seanca plenare, njëra prej të cilave do të jetë vazhdim i seancës së kaluar, njofton Shqip.com. Në rendin e ditës së vazhdimit të seancës së plenare nga ora 10:00 do të jetë votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të … Continued