Google pezullon të gjitha reklamat në Rusi

Google ka pezulluar të gjitha reklamat në Rusi, konfirmoi kompania për CNN të premten.  “Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme, ne po ndalojmë reklamat e Google në Rusi”, tha kompania në një deklaratë. “Situata po evoluon shpejt dhe ne do të vazhdojmë të ndajmë përditësime kur është e nevojshme.” Vendimi mbulon të gjitha sipërfaqet e reklamave … Continued

Gjermania regjistron mbi 18 mijë refugjatë refugjatë nga Ukraina

Më shumë se 18,000 njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga pushtimi rus vetëm tetë ditë më parë, sipas ministrisë së brendshme gjermane.  “Deri më tani 18,436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani”, u tha gazetarëve Maximilian Kall, zëdhënës i ministrisë së brendshme në një konferencë për shtyp në Berlin.  “Sipas Policisë Federale të … Continued

Putin u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të normalizojë marrëdhëniet me vendin e tij, ndërsa pretendon se mund të përfitojë nga sanksionet . “Ne nuk kemi qëllime të këqija, nuk ka nevojë të përshkallëzojmë situatën, të vendosim kufizime, ne i përmbushim të gjitha detyrimet”, tha Putin gjatë një ceremonie të ngritjes së flamurit … Continued

Ukraina: Rusia pranon nevojën për të krijuar korridore humanitare

Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë bërë përparim të kufizuar në bisedimet e armëpushimit, duke rënë dakord për nevojën për korridore humanitare për civilët. Një zyrtar i lartë ukrainas tha se pavarësisht këtij rezultati, bisedimet nuk kishin çuar në rezultatet që Kievi priste, raporton BBC. Ata erdhën ndërsa presidenti rus Vladimir Putin mbrojti pushtimin e Ukrainës, … Continued

Borrell bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit pas sulmit rus ndaj centralit bërthamor

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e tij për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja “katastrofike”. “Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore … Continued

NATO mblidhet pasi Rusia sulmoi centralin bërthamor në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-së janë duke marr pjesë në mbledhjen në Bruksel për të diskutuar rreth ngjarjeve në Ukrainë. Në këtë mbledhje është duke marrë pjesë edhe shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg si dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra … Continued

Në Bruksel mblidhen liderët pas përshkallëzimit të situatës  Ukrainë

Zyrtarët e lartë nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera aleate do të mblidhen në Bruksel pas përshkallëzimit të situatës në Ukrainë ku është goditur edhe centrali bërthamor. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë duke përfshirë edhe granatimin e centralit bërthamor duke e konsideruar se … Continued

Qyteti i Mariupolit është duke përjetuar bombardime të rënda

Nënkryetari i Mariupolit është duke kërkuar që të dërgohen trupat e NATO-së në Ukrainë përndryshe trupat ruse do e shkatërrojnë këtë qytet si dhe do të vriten më shumë civilë. Sergei Orlov i ka deklaruar programit të BBC-së se në Ukrainë është duke ndodhur një luftë shkatërruese. “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin … Continued

Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës: Forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit

Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës ka thënë së forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit. Në deklaratë thuhet se trupat ruse janë “bllokuar dhe ndaluar në zonën e Makarov”, e cila është rreth 60 km (37 milje) larg kryeqytetit ukrainas. Ministria tha se forcat e armatosura të Rusisë kanë shteruar shumicën e rezervave … Continued

Blinken: NATO nuk do konflikt, por nëse vjen, është gati për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit

Sekretari amerikan i shtetit, zhvilloi një takim këtë mëngjes me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel, ku u trajtua çështja e luftës në Ukrainë. Ai tha se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët dhe territorin e saj kundër një sulmi rus, raporton Reuters. “E jona është një aleancë mbrojtëse. Ne nuk … Continued