Kryebashkiaku i Kievit: Jemi të rrethuar, s’kemi ku t’i evakuojmë civilët

KYIV, Ukrainë (AP) – Ndërsa trupat ruse po i afrohen kryeqytetit ukrainas, kryebashkiaku i Kievit është i mbushur me krenari për shpirtin e qytetarëve të tij dhe i shqetësuar për sa kohë mund të qëndrojnë. Në një intervistë me Associated Press të dielën, pas një nate rraskapitëse të sulmeve ruse në periferi të qytetit, kryebashkiaku Vitali Klitschko … Continued

Të rejat e fundit nga lufta në Ukrainë

BBC shkruan se ka pasur më shumë sulme ajrore në Ukrainë.Teka, zyrtarët thonë se raketat balistike ruse janë lëshuar nga vende të Bjellorusisë – fqinje. Për herë të parë që kur nisën sulmet ruse, u dëgjuan paralajmërime për sulm ajror në qytetin lindor të Dnipro. Kurse, sirenat kanë rënë edhe në kryeqytetin, Kiev. e pas … Continued

Ministrja shqiptare prezanton listën e plotë të sanksioneve ndaj Rusisë

Olta Xhaçka, ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka bërë të ditur pasditen e të dielës për vendimet e qeverisë shqiptare, në kuadër të aleancës ndërkombëtare me Ukrainën kundër pushtimit rus. “Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të BE kundër Rusisë. Po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese. Këto … Continued

Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë

Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Duke njoftuar masën, Kryeministrja, Magdalena Andersson, tha se do të ishte hera e parë që Suedia do të dërgonte armë në një vend në konflikt që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në 1939. Ajo tha se dërgesat do të përfshinin … Continued

Raketat nga Bjellorusia godasin aeroportin, thotë zyrtari ukrainas

Këshilltari Anton Herashchenko i ministrit të brendshëm të Ukrainës ka thënë që raketa të lëshuara nga Bjellorusia kanë goditur një aeroport në qytetin e Zhytomyr, raporton BBC. Ai në Facebook ka postuar një video dhe ka shkruar: “Duhet të jemi të përgatitur edhe për pushtues bjellorusë.” BBC më parë shkroi se i njëjti zyrtar kishte raportuar … Continued

Presidenti ukrainas: Nuk pres shumë nga takimi i së hënës, por le të provojmë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga një takim midis delegacioneve ukrainase dhe ruse të hënën.  “Do të them sinqerisht, si gjithmonë: nuk besoj shumë në rezultatin e këtij takimi, por le të provojmë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se … Continued

“Rreth 120 amerikanë janë larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit”

Rreth 120 amerikanë janë larguar nga Ukraina dhe kanë hyrë në Poloni në 24 orët e fundit, u tha gazetarëve të dielën në mëngjes një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Këta individë “nuk kishin nevojë për ndihmën ushtarake të SHBA”, tha zyrtari. “Ata kishin tashmë planet e tyre. Ata tashmë kishin transport në dispozicion”, … Continued

BE ndalon organet ruse të lajmeve Russia Today dhe Sputnik

Bashkimi Evropian ka ndaluar mediat ruse të lajmeve Russia Today dhe Sputnik, sipas kryediplomatit të saj Josep Borrell. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bruksel të dielën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njoftoi se blloku … Continued

Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi të dielën se Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për Rusinë. “Ne po propozojmë një ndalim të të gjithë avionëve në pronësi ruse, të regjistruara në Rusi dhe të kontrolluara nga Rusia. Këta avionë nuk do të jenë më në gjendje të ulen, të ngrihen … Continued

Rusia “pranon humbjet” për herë të parë

Ministria e Mbrojtjes në Rusi – për herë të parë ka pranuar se ka viktima në Ukrainë, por nuk i janë dhënë shifra, shkruan BBC. “Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë, në një deklaratë të cituar nga … Continued