Shefi i NATO-s: Na duhet vendim i shpejtë për Finlandën dhe Suedinë

Vendim i shpejtë për Finlandën dhe Suedinë – Shefi i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka besim se anëtarët e saj do të marrin një vendim të shpejtë për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në aleancë. Nga ana tjetër, Turqia kërcënoi se do të vërë veton ndaj aplikimeve të tyre, … Continued

Presidenti turk thotë se nuk do të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nuk do të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Erdogan tha të enjten se vendi i tij do t’i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke përsëritur të njëjtin qëndrim që mbajti javën e kaluar, shkruan CNN. “Ne u thamë miqve përkatës se do t’i … Continued

Sulmet ruse në qytetin Donetsk vazhdojnë të goditin infrastrukturën civile

Sipas zyrtarëve ukrainas, qyteti Bakhmut në rajonin e Donetskut, një qendër e rëndësishme për ushtrinë ukrainase, po vihet nën sulm në rritje nga raketat dhe artileria ruse. Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, tha të enjten se kishte pasur një tjetër sulm ajror në qytet, ku ende jetojnë rreth 20,000 njerëz, shkruan … Continued

Scholz: Rruga e shkurtër drejt BE-së për Ukrainën, e padrejtë ndaj Kosovës e Shqipërisë

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, Bashkimi Evropian duhet të fillojë përgatitjet për rindërtimin e Ukrainës duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar Kievin. Scholz, tha se rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda, shkruan CNN. “Ne si BE duhet të fillojmë të shtrojmë terrenin për një fond solidariteti … Continued

Rusia: 771 ushtarë ukrainas nga Azovstal u dorëzuan në 24 orët e fundit

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se 771 ushtarë ukrainas janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 1,730 që nga e hëna. Ministria tha se 80 prej tyre u plagosën dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor po marrin … Continued

Guvernatori rus: Një civil rus u vra nga granatimet në Ukrainë

Një person u vra dhe disa u plagosën në granatimet e një fshati rus pranë kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të rajonit rus të Kursk. Roman Starovoyt tha se Tyotkino ishte në shënjestër nga territori i Ukrainës, shkruan BBC. Starovoyt postoi në kanalin e tij Telegram: “Edhe një sulm tjetër armik në Tyotkino, i cili … Continued

OKB: Pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale ushqimore

Pushtimi rus i Ukrainës ka dëmtuar ekonominë globale. Ndërkaq, së fundmi OKB, ka paralajmëruar se pushtimi rus mund të shkaktojë mungesë globale ushqimore në muajt e ardhshëm, shkruan BBC. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se lufta kishte përkeqësuar pasigurinë ushqimore në vendet më të varfra për shkak të rritjes së çmimeve dhe paralajmëroi se … Continued

Rusia thotë se më shumë se 900 luftëtarë ukrainas janë dërguar në një koloni burg

Më shumë se 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia, sipas Moskës. Ukraina urdhëroi trupat atje të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur nga të dyja palët, pasi ajo përpiqet të shpëtojë jetën e … Continued