Zelensky: Kërcënimi ndaj shtetit është në nivel maksimal

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se kërcënimi ndaj vendit të tij është “në nivelin maksimal”, por pohoi se shkalla e reagimit është gjithashtu në nivelin më të lartë. Ndërsa lufta arrin kufirin dyjavor dhe miliona civilë ikin nga vendi , Zelensky tha se ushtria ukrainase do të rimbushej me armë dhe furnizime të marra … Continued

Armëpushim 12 orësh ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në gjashtë zona të luftimit

Zëvendëskryeministri i Ukrainës ka thënë se Rusia ka rënë dakord të bëjë një armëpushim 12 orësh në gjashtë nga zonat më të prekura nga luftimet për të lejuar civilët të arratisen. Iryna Vereshchuk ka deklaruar se Moska ka rënë dakord të respektojë armëpushimin nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën lokale në rreth gjashtë … Continued

New York Times tërheq të gjithë gazetarët nga Rusia

New York Times tërheq të gjithë gazetarët nga Rusia. New York Times ka tërhequr të gjithë gazetarët e saj nga Rusia, duke bërë kështu që për herën e parë në më shumë se një shekull që gazeta nuk do të ketë asnjë gazetar në terren atje. “Ditë shumë e trishtuar për historinë e në Moskë. … Continued

Prodhuesi holandez i birrës ndalon shitjen dhe prodhimin e birrës së saj Heineken në Rusi

Heineken është bërë brendi më i fundit që ka ndaluar operacionet në Rusi. Prodhuesi holandez i birrës tha se po ndalon shitjen, prodhimin dhe reklamimin e birrës së saj të markës Heineken në vend. Ajo gjithashtu do të marrë hapa të menjëhershëm për të rrethuar operacionet e saj ruse nga biznesi i saj më i … Continued

Fluturimi i avionëve rus më territorin e Anglisë tani është vepër penale

Mbretëria e Bashkuar ka marr një vendim që e bënë vepër penale hyrjen e avionëve rusë në hapësirën ajrore britanike. Ky vendim është marrë si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi të martën përmes Twitter Sekretari i Transportit, Grant Shapps. Sipas CNN, kur pushtimi i Rusisë filloi … Continued

Pentagoni beson se në Ukrainë janë vrarë rreth 4 mijë ushtarë rusë

Qeveria e Ukrainës dhe Federata Ruse kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket ushtarëve të vrarë. Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë mbi 10 mijë ushtarë rusë në aksionet e ndryshme në territorin e Ukrainës. Kurse Kremlini pretendon se deri tani janë vrarë rreth 700 ushtarë rusë në ofensivën për pushtimin e Ukrainës. Mirëpo … Continued

Vajza që nuk do të largohej nga Ukraina pa qenin e saj

Një studente indiane 20-vjeçare, e cila u largua nga Ukraina me Husky-n e saj Siberian, ka tërhequr admirim dhe trolling. Arya Aldrin dhe qenushja e saj pesë muajshe, Zaira, ndërmorën një udhëtim rraskapitës nga qyteti i Vinnytsya në Rumani, nga ku u evakuuan me një fluturim qeveritar indian, raporton BBC. Kur filluan zhurmat e luftës … Continued

Zonja e Parë e Ukrainës flet për tmerret e luftës

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka lëshuar deklaratën e saj të parë publike që nga fillimi i luftës. Ajo ka shkruar një letër drejtuar komunitetit global, ka shkruar BBC. Në të, ajo ka folur për tmerret e luftës, veçanërisht për gratë dhe fëmijët. Ajo përmendi edhe disa fëmijë që janë vrarë gjatë kësaj lufte. … Continued

22 persona u vranë gjatë sulmit ajror rus në Sumy

Një sulm ajror rus ka vrarë 22 njerëz – duke përfshirë tre fëmijë – në qytetin ukrainas të Sumy. Guvernatori rajonal i Sumy-it, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”. Ai i ka thënë BBC: “Tre bomba në një mbrëmje… Ishte … Continued

BBC: Rusët ndjejnë ndikimin e izolimit ndërkombëtar

Kremlini po përpiqet të zbusë efektet e sanksioneve perëndimore, shkruan BBC. Tregtimi e Moskës do të pezullohet pjesërisht të mërkurën, dhe njerëzit me llogari bankare në valutë të huaj tani përballen me një kufi se sa para mund të tërheqin. Por rusët mund ta shohin se vendi i tyre është gjithnjë e më i izoluar. Disa … Continued