Harris arrin në Poloni midis mospajtimeve për furnizimin e Ukrainës me avionë

Nën-presidentja amerikane, Kamala Harris, arriti në Poloni më 9 mars. Gjatë vizitës dyditore, ajo do të qëndrojë në Poloni dhe Rumani, ku do të bisedojë për pushtimin rus të Ukrainës dhe për ndikimin që po ka kjo luftë në rajon. Vizita e Harris në Varshavë të Polonisë vjen në kohën e një mosmarrëveshjeje të papritur … Continued

Zelensky: Lufta e tretë botërore do të nisë – mbylleni qiellin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën kundër Rusisë i vetëm dhe se kombet duhet të veprojnë tani përpara se të jetë “shumë vonë”. Zelensky akuzoi vendet se janë të pavendosura në çështjen e “mbylljes” së qiejve kundër atyre që ai i quajti “nazistët” . “Nuk … Continued

Sekretari amerikan i Shtetit: Jam absolutisht i bindur se Putini do të dështojë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se ai është “absolutisht i bindur se Putini do të dështojë dhe Rusia do të pësojë një disfatë strategjike”. “Siç kemi thënë më parë, ju mund të fitoni një betejë, por kjo nuk do të thotë se ju e fitoni luftën – përkundrazi. Mund të marrësh një … Continued

Autoritetet e Mariupolit akuzojnë rusët për bombardimin e maternitetit

Autoritetet e Mariupolit akuzojnë rusët për bombardimin e maternitetit Këshilli bashkiak i qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi një materniteti. “Shkatërrimi është i madh. Ndërtesa e objektit mjekësor ku u trajtuan fëmijët kohët e fundit është shkatërruar plotësisht. Informacioni për viktimat është duke u sqaruar,” tha … Continued

SHBA pranon se Ukraina ka “objekte kërkimore biologjike”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuan se Ukraina ka “objekte kërkimore biologjike”. Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, tha gjithashtu se SHBA-ja është e shqetësuar se ‘objektet e kërkimit’ mund të vihen nën kontrollin e forcave ruse. “Ukraina ka objekte kërkimore biologjike, të cilat në fakt tani jemi mjaft të shqetësuar … Continued

Franca përgatit strehim për 10,000 refugjatë ukrainas

Franca po përgatit strehim për 10,000 refugjatët e parë nga Ukraina, tha zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal. Këshilli kombëtar i mbrojtjes ka aktivizuar një njësi ndërministrore për të përgatitur dhe koordinuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Francë, shtoi ai. Të martën, ministrja franceze e nënshtetësisë Marlene Schiappa që tha se 5000 ukrainas kanë mbërritur … Continued

Ukraina bën thirrje për armëpushim për të riparuar Çernobilin

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Rusisë të bie dakord për një armëpushim për të lejuar riparimet urgjente, ka shkruar BBC. Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar centralin. “Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e … Continued

Kremlini thotë se SHBA i shpalli “luftë ekonomike” Rusisë

Kremlini të mërkurën tha se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur një “luftë ekonomike” Rusisë. Dje, Presidenti Joe Biden njoftoi se administrata e tij po ndalonte importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA në mënyrë që të synonte “arterien kryesore” të ekonomisë ruse. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur padyshim një luftë … Continued

Termocentrali bërthamor i Çernobilit ka humbur furnizimin me energji, sipas zyrtarëve ukrainas

Ukraina ka thënë se termocentrali bërthamore i Ukrainës ka humbur furnizimin me energji elektrike dhe ka paralajmëruar se substancat radioaktive mund të çlirohen, sepse karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet. Sipas BCC, Energoatom ka thënë se një linjë e tensionit të lartë që funizon centralin u shkëput pasi u dëmtua gjatë kapjes së stacionit … Continued

BE vendos raundin e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar një raund të katërt të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Pjesë e kësaj liste janë 160 oligarkë të tjerë, politikanë rusë dhe tre banka bjelloruse, tha të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan CNN. “Ne po forcojmë më tej rrjetën e sanksioneve në … Continued