Scholz vazhdon importin e energjisë nga Rusia

Me veprimet gjithnjë e më brutale të Rusisë, Ukraina po bën thirrje për sanksione më të ashpra. Një mundësi do të ishte ndalimi i të gjithë importeve të gazit dhe naftës ruse. Por nga Kancelaria gjermane vjen një refuzim i qartë. Gjermania dëshiron të vazhdojë të mbështetet në importet e energjisë nga Rusia, raporton NTV. Kancelari … Continued

OKB: Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë

Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që kur filloi pushtimi rus më 24 shkurt, tha Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut(ZKLDNJ) në një deklaratë të hënën. 801 civilë të tjerë janë lënduar, tha ZKDLNJ, raporton CNN. ZKDLNJ se shifrat reale me gjasë janë “konsiderueshëm më të … Continued

Ka nisur raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë – Rusi

Në Bjellorusi ka nisur raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi në ajër agjencia shtetërore e mediave Rusia 24. Vendndodhja për këtë ngjarje nuk është bërë e ditur. Raundi i parë i bisedimeve është mbajtur me 28 shkurt, ndërsa i dyti, më 3 mars, që të dyja u zhvilluan në Bjellorusi, raporton CNN. Ndërkohë, ministri … Continued

Çfarë duhet të dini për situatën në Ukrainë – sot

Numri i njerëzve nga lufta në Ukrainë – vazhdon të rritet ndërsa forcat ruse shtuan bombardimet e tyre ndaj zonave civile dhe infrastrukturës gjatë fundjavës, shkruan CNN. Ndërsa kushtet u përkeqësuan në një numër qytetesh kryesore të Ukrainës, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 1.5 milion njerëz janë larguar nga vendi deri më tani. Këto … Continued

Ish-ushtarë dhe vullnetarë – britanezë po luftojnë në Ukrainë

Ish-ushtarë dhe vullnetarë britanikë kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë për të luftuar me Legjionin Kombëtar Gjeorgjian Ndërkombëtar – që po lufton kundër forcave ruse, shkruan Daily Mail. MailOnline zbuloi javën e kaluar se si dhjetëra ish-ushtarakë britanikë dhe luftëtarë të rezistencës po largoheshin pas një apeli të Presidentit të Ukrainës, Volodymr Zelensky – për … Continued

Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të diskutohet në “ditët e ardhshme”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përmres një postimi në Twitter. Ai shkroi se “BE qëndron fort në krah të Ukrainës në përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet humanitare të shkaktuara nga agresioni rus dhe për të garantuar sigurinë bërthamore”, shtoi … Continued

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe zyrtarët e OKB-së zhvilluan një takim për situatën humanitare në Ukrainë

Zyrtarët nga Ministria ruse e Mbrojtjes (MOD) mbajtën një takim në Moskë me përfaqësues nga Kombet e Bashkuara për të diskutuar situatën në Ukrainë të hënën.  “U diskutua formula e ndërveprimit për zgjidhjen e problemeve humanitare në territorin e Ukrainës, në DPR dhe në LPR,” u tha një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes ruse pa … Continued

Bashkimi Evropian po punon për sanksione të mëtejshme për shkak të “pamaturisë” së Kremlinit

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë për shkak të “pakujdesisë së Kremlinit ndaj qytetarëve (përfshirë) gra, fëmijë (dhe) burra”, tha të hënën Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan CNN. Duke folur në Bruksel përpara një takimi me Kryeministrin italian – Mario Draghi, ajo tha se “ne do të diskutojmë, … Continued

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po bën thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë. Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”, shkruan BBC. Ai po ashtu shton se “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”. Zelensky bën gjithashtu … Continued

Josep Borrell: Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për pesë milionë njerëz që ikin nga Ukraina

Bashkimi Evropian “duhet të përgatitet për pesë milionë” refugjatë nga Ukraina, u tha gazetarëve të hënën – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Montpellier, Francë, shkruan CNN. “Ne duhet të jemi të përgatitur për të pritur pesë milionë njerëz. Ne e dimë se me krizën siriane … Continued