Ukraina do të vendos viza për shtetasit rus

Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Kievi synon të vendosë viza për shtetasit rus. Asnjë qytetar rus nuk mund të hyjë më në Ukrainë pa poseduar vizë.Siç raporton BBC, kjo masë pritët që të merret nga 1 korriku. Këtë e ka bërë të ditur Zelensky përmes një postimi në llogarinë e tij në Telegram. “Ukraina po … Continued

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bën vizitën e dytë të papritur në Kiev për t’u takuar me Zelensky

Kryeministri britanik Boris Johnson udhëtoi të premten në kryeqytetin ukrainas të Kievit për të vizituar presidentin Volodymyr Zelensky për herë të dytë, sipas Presidencës së Ukrainës raporton CNN. Video nga Presidenca tregoi Zelensky duke përshëndetur ngrohtësisht Johnson përpara se të dy burrat të hynin brenda një ndërtese presidenciale për një takim. Dy liderët u shfaqën të ulur … Continued

Putin fajëson Perëndimin për krizën globale të ushqimit

Presidenti rus Vladimir Putin tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk janë përgjegjëse për krizën globale të ushqimit. Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rritjen e çmimeve të ushqimit. “Uria në vendet më të varfra do të jetë në ndërgjegjen e administratës amerikane dhe eurokratëve,” tha ai.  Putin tha se Rusia është … Continued

Putin zotohet të përmbushë të gjitha “detyrat” e pushtimit rus të Ukrainës 

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të përmbushë të gjitha “detyrat” e supozuara të aksionit ushtarak të Moskës në Ukrainë, ndërsa fliste në një forum ekonomik në Shën Petersburg të premten raporton CNN. Ai e quajti “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë “vendimin e një vendi sovran të bazuar në të drejtën për të mbrojtur sigurinë … Continued

Ish-kapiteni rus, Denisov frikësohet për jetën e tij, pasi foli kundër luftës

Ish-kapiteni i Rusisë, Igor Denisov, është bërë një nga atletët e profilit më të lartë që ende jeton në vend dhe ka folur kundër luftës në Ukrainë, shkruan BBC. Denisov, i cili bëri 54 paraqitje midis 2008 dhe 2016, e quajti pushtimin një “katastrofë” dhe një “tmerr të plotë”. Ish-mesfushori i bëri këto komentet në … Continued

Komisioni Evropian mbështet statusin e kandidatit të Ukrainës

Përpjekja e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian mori një nxitje të madhe të premten në mëngjes, pasi Komisioni Evropian rekomandoi që Ukraina të caktohet si një kandidat për anëtarësim. Ekzekutivi i bllokut tha se besonte se vendi duhet të konsiderohet zyrtarisht për statusin e kandidatit pas  pushtimit rus, shkruan CNN. Duke folur në … Continued

Zhduket amerikani i tretë në luftën në Ukrainë

Amerikani i tretë i cili është zhdukur në aksion në Ukrainë është një veteran i marinës amerikane, Grady Kurpasi. Një gjë të tillë e ka konfirmuar gruaja e tij për CNN. Hera e fundit që Heeson Kim dhe miqtë e tjerë të ngushtë dëgjuan nga Kurpasi ishte midis 23 dhe 24 prillit, tha për CNN … Continued

OKB thotë se më shumë se 1 mijë e 300 civilë janë vrarë në Mariupol

Të paktën 1 mijë e 348 civilë u vranë gjatë betejës së Mariupolit. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar Kombet e Bashkuara, sipas të cilëve ky numër ka gjasa të jetë edhe më i lartë, shkuan BBC. “Numri aktual i vdekjeve të armiqësive ndaj civilëve ka të ngjarë të jetë mijëra më i lartë. … Continued

Lavrov: Ne nuk e pushtuam Ukrainën

Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre. Por të enjten, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin, shkruan BBC. “Ne nuk e pushtuam … Continued