Zelensky thotë se Rusia po përgatitet të bombardojë Odesan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përgatitet të bombardojë qytetin Odessa, një qytet port i rëndësishëm strategjik në bregun e Detit të Zi të Ukrainës. “Njerëzit rus vinin gjithmonë në Odessa dhe dinin vetëm ngrohtësinë dhe bujarinë dhe çfarë është tani? Artileri, bomba kundër Odesës. Ky do të jetë një krim lufte. … Continued

Putin: Sulmi do përfundojë kur të plotësohen kërkesat e Moskës

Vladimir Putin i ka thënë Presidentit turk Erdogan në një bisedë telefonike se Rusia do të ndalojë operacionin ushtarak në Ukrainë nëse Ukraina ndalon së luftuari dhe kërkesat e Moskës plotësohet, ka thënë Kremlini. Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin … Continued

Qindra të arrestuar në Rusi në protestat kundër luftës

Më shumë se 600 demonstrues janë arrestuar në 21 qytete ruse, sipas grupit monitorues OVD-Info, pasi figura opozitare Alexei Navalny i burgosur u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë. Grupi i monitorimit, duke cituar burime të medias lokale, tha se më shumë se 200 persona u arrestuan në një qytet siberian – … Continued

Zelenski: Ukraina është “superfuqi shpirtërore”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski e quajti vendin “superfuqi shpirtërore” – për rezistencën që njerëzit kanë zgjedhur për ta kundërshtuar pushtimin rus. Vendi, tha ai, po performonte në “maksimumin e mundësive”, me ushtarë që luftonin, por edhe njerëz të zakonshëm që mbronin qytetet, spitalet dhe repartet e zjarrit.  Ai inkurajoi banorët e zonave të pushtuara … Continued

Protestuesit mblidhen në Tajvan kundër pushtimit rus të Ukrainës

Qindra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, të dielën për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në mesin e demonstruesve kishte edhe ukrainas që jetojnë në Tajvan dhe ligjvënës tajvanezë. Ata valëvitën flamujt e Ukrainës dhe Tajvanit dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Jo Luftë” dhe “Tajvani qëndron me Ukrainën”, raporton CNN. “Unë … Continued

Raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi do të rifillojë të hënën

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë nesër raundin e tretë të bisedimeve, tha negociatori ukrainas David Arakhamia në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. “Rundi i tretë i negociatave do të zhvillohet të hënën,” tha Arakhamia pa dhënë detaje shtesë, raporton CNN. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të dielën se negociatori … Continued

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin. Këto janë pikat kryesore: -Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës; -Një numër pilotësh rusë janë kapur; -Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje; -Një “sasi e … Continued

Mbretëria e Bashkuar: Rusia po bombardon qytete për të thyer moralin ukrainas

Bombardimi i Rusisë ndaj zonave të populluara në Ukrainë është një përpjekje për të thyer moralin e ukrainasve, thotë ministria e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes thotë se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon të befasojë Rusinë, e cila është përgjigjur duke sulmuar qytete … Continued