Zyrtari ukrainas: Trupat ruse kanë në kontroll të gjithë qytetin lindor të Severodonetsk

Trupat ruse po sulmojnë qytetin lindor të Severodonetsk dhe janë konsoliduar në qendër të qytetit.

Kështu tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut.

Rusia kreu sulme të martën në “qarqet veriore, jugore dhe lindore të Severodonetsk”, tha Hayday.

Ai tutje tha se rusët po e kontrollojnë të gjithë qytetin, shkruan CNN.

“Rusët po sulmojnë, po konsolidohen në qendër të Severodonetsk, ndërkohë që vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën dhe objektet industriale,” dhe gjithashtu duke shkatërruar shtëpitë e banimit brenda dhe përreth qytetit, tha ai.

Hayday tha se një sulm ajror rus goditi një rezervuar me acid nitrik në një fabrikë kimike në Severodonetsk në orën 18:55 me kohën lokale të martën.