Zyrtarët ukrainas: Trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen nga rajoni Sumy

Të premten forcat ruse kanë vazhduar tërheqjen nga disa rajone të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga rajoni verior i Ukrainës Sumy, ndërsa vazhdonin një grumbullim të forcave në lindje të vendit, shkruan CNN.

“Okupatorët rusë i tërhoqën plotësisht trupat e tyre nga rajoni i Sumy në Federatën Ruse”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm në Facebook.

Ushtria ruse njoftoi më parë se po tërhiqej nga veriu i Ukrainës dhe rreth Kievit për të përqendruar përpjekjet në rajonin lindor të Donbasit.

Trupat ruse kanë vazhduar grumbullimin në rajonet jugore të Zaporizhzhia dhe Donetskut lindor dhe vazhduan një ofensivë në drejtim të Popasna dhe Severodonetsk, në rajonin lindor të Luhanskut./Shqip.com