Zyrtarët ukrainas presin intesifikimin e luftimeve

Këshilltari i presidentit ukrainas, Oleksiy Arestovych paralajmëroi se luftime të ashpra mund të zhvillohen ditëve në vijim në lindje të Ukrainës por edhe në jug.

Ai ka thënë se çlirimi i vendit nga ushtria ukrainase nuk do të jetë mision i lehtë.

“Mendoj se do të arrijmë ta marrim Mariupolin dhe do të kemi përparime edhe në disa vende mirëpo dëgjoni me kujdes-kjo nuk do të jetë e lehtë” tha ai.

Arestovych dhe zyrtarët e tjerë ukrainas kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera që të dërgojnë më shumë armatime të rënda.

Duke folur gjatë konferencës së tij të përditshme, Arestovych tha se ushtria ukrainase rimorri më shumë se 30 vendbanime nga rusët në rajonin e Kievit.

“Ne konfiskojmë shumë pajisje dhe ia transferojmë Forcave të Armatosura të Ukrainë. Ofensiva po shkon mirë”, ka thënë ai.

Arestovych  i cili jep informacione të rregullta në televizionin ukrainas – gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që t’i kthehen jetës normale.

 “Në ato zona që janë çliruar nga armiku, që nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm rimëkëmbja ekonomike është kritike për rivendosjen e jetës normale sociale dhe politike, madje edhe të jetës psikologjike” shprehet ai. /Shqip.com