Zyrtarët ukrainas: Dhjetëra civilë të vrarë në bombardimet ruse

Bombardimet ruse në Ukrainë

Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk të Ukrainës, thotë se qyteti Kryvyi Rih, i vendosur në pjesën qendrore të vendit, tani është nën zjarr të vazhdueshëm nga forcat ruse.

“Komunitetet e Zelenodolskut dhe Shyrokiv vuajnë më shumë. Për fat të keq, gjashtë vetë vdiqën atje: 179 shtëpi, dy shkolla, një kopsht dhe një spital u shkatërruan ose u dëmtuan,” tha Reçençenko.

Siç raporton CNN, Rezniçenko ka thënë  se fshatrat dhe qytetet në Kryvyi Rih janë mbushur me municione grumbulluese për shkak të bombardimit dhe ka një problem me gazin, elektricitetin dhe furnizimin me ujë.

Sipas Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv tha se në këtë vend pesë persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmet ruse.

“Sot armiku sulmoi rajonin Kharkiv, në veçanti vendbanimet në drejtimet veriore dhe verilindore,” tha Syniehubov.

Ai shtoi se sulmet ruse goditën ndërtesat e banimit në Zolochiv.

Syniehubov tha se forcat e armatosura të Ukrainës mbajnë pozicionet e tyre në drejtimet veriore dhe verilindore.

Kur u pyet pse ushtria ruse po bombardon infrastrukturën civile, edhe pse nuk ka konfrontime të dukshme midis ushtrive ruse dhe ukrainase në rajonin e Kharkiv në këtë moment, Syniehubov u përgjigj se forcat ruse e përqendruan vëmendjen e tyre në terrorin e popullsisë civile.