Zyrtarët e Mariupolit: Rusët po zhvarrosin trupat e të vdekurve në qytet
Rusët dyshohet se po zhvarrosin trupa në Mariupol, sipas këshillit të qytetit ukrainas.
Zyrtarët e qytetit në Mariupol thonë se pushtuesit rusë kanë filluar të zhvarrosin trupat e varrosur në oborret e blloqeve të banimit, raporton “BBC”.
Këshilli Bashkiak i Mariupolit njoftoi në rrjetin social “Telegram” se pushtuesit rus nuk po i lejojnë banorët të varrosin njerëzit që dyshohet se janë vrarë.

Çdo oborr tani ka një “mbikëqyrës” për të zbatuar këtë rregull.
Ka 13 krematoriume të lëvizshme në Mariupol sipas Ukrainës, dhe autoritetet e qytetit dyshojnë se rusët po përpiqen të mbulojnë krimet e luftës.
Përndryshe, në qytëtin e madh ukrainas ka shtatë javë bombardimesh të pamëshirshme ruse, uria dhe temperaturat e ngrira kanë lënë të vdekur mijëra banorë.
Lufta në Ukrainë është në ditën e 51-të të saj që prej se forcat ruse ndërhynë ushtarakisht në orët e hershme të mëngjesit të 24 shkurtit të këtij viti.