Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Evakuimi i Avozstal shumë i vështirë

Iryna Vereshchuk

Negociatat me Rusinë për lirimin e luftëtarëve ukrainas të rrethuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë vështirësuar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, shkruan BBC.

Në një postim në internet, Vereshchuk shkroi:

“Rezultati mund të mos u pëlqejë të gjithëve, por detyra jonë është të evakuojmë djemtë tanë. Të gjithë. Të gjallë.”

Dje, qeveria ukrainase tha se po kërkonte një kalim të sigurt për 38 luftëtarë të plagosur rëndë, në këmbim të rusëve të kapur.

Kompleksi Azovstal dikur strehoi qindra civilë dhe luftëtarë, por pas disa javësh civilët e bllokuar nëntokësor u liruan në një seri autokolonash humanitare javën e kaluar dhe filluan negociatat mbi luftëtarët./Shqip.com