Zelensky viziton Odesën

Presidenti i Ukrainsë, Volodymyr Zelensky

Presidenti Zelensky vizitoi qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse.

Nga atje, kreu i shtetit vazhdoi në rajonin e Odesa, njoftoi zyra e tij.

Ai postoi foto të Zelensky duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 prill, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive, raporton BBC.

Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderë perëndimorë në kryeqytetin, Kiev – kryeministri i fundit i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson të premten.