Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar humbjet më të mëdha në dekadat e fundit
Publikuar:
(12.03.2022 13:14:43)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo ka publikuar një video-mesazh të ri drejtuar kombit në mediat sociale.
Zelensky thotë se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekadat e fundit – duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar.
Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse , duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë, raporton BBC.
Zelensky gjithashtu thotë se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.