Zelensky u thotë nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u bëri thirrje nënave ruse pwrmes njw video të premten, duke u kërkuar atyre që të mos i dërgojnë në fushën e betejës fëmijët dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.

Në një lutje të pasionuar, ai tha “Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, raporton BBC.

Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje .. ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë”.

Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë – shumë prej të cilëve ishin të patrajnuar për betejë – dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.