Zelensky u kërkon gjigantëve të teknologjisë që t’i japin fund mbështetjes së produkteve të Rusisë
Gjigantët e teknologjisë Microsoft, Oracle dhe SAP duhet të ndalojnë mbështetjen e produkteve të tyre në Rusi në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës, thotë Zelensky.
Në një postim në Twitter drejtuar firmave, Zelensky tha se nuk mund të ketë “gjysmë vendime” ose “gjysmë tone”, raporton BBC.
Now can be no ‘half’ decisions or ‘halftones’! There is only black and white, good or evil! You are either for peace or support the bloody Russian aggressor to kill Ukrainian children and women. @Microsoft @Oracle @SAP, stop supporting your products in Russia, stop the war!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 13, 2022
Oracle iu përgjigj postimit të tij në Twitter duke thënë se kishte përfunduar të gjitha operacionet në Rusi, kishte ndërprerë aksesin në mbështetje, kishte bërë përditësimet dhe arnimet e softuerit të padisponueshëm dhe pezulloi të gjitha shërbimet e avancuara të këshillimit dhe të mbështetjes së klientit.
Për më tepër, Oracle tha se kishte pezulluar të gjithë partnerët rusë dhe filialet e tyre dhe vuri në dukje se produktet e saj nuk ishin më të autorizuara për eksport, rieksportim ose transferim në Rusi. Ajo nuk do të “eksploojë mekanizma alternative” për të ofruar shërbimet e saj.
Më 3 mars, Oracle – së bashku me SAP – pezulluan të gjithë biznesin në Rusi. Të nesërmen, Microsoft njoftoi se do të pezullonte të gjitha shitjet e reja në vend.