Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë

Volodymyr Zelensky është fotografuar me gruan Olena për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse tre muaj më parë, ndërsa çifti mori pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev .

Familja Zelensky dukej e qetë, por e rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule në majë të arkivolit të Leonid Kravchuk, i cili u bë i pari që udhëhoqi një Ukrainë të sapo-pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, shkruan Daily Mail.

Ai vdiq në fundjavë, në mosha 88-vjeçare, pas një ‘sëmundjeje të gjatë’.

I veshur krejt në të zeza në vend të jeshiles ushtarake tashmë të markës së tij tregtare, Zelensky ecte pranë gruas së tij, gishtat e së cilës ishin futur në grusht – sikur t’i rezistonte dëshirës për t’i shtrirë dorën dhe për t’i kapur dorën, duke i varur lirisht në anën e tij vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit. 

Atyre iu bashkuan personalitete të tjera, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, teksa funerali u zhvillua në Shtëpinë e Ukrainës të martën, në një qytet që ende përpiqet të shërohet nga përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin.

Paraqitja e Olenës vjen një muaj pasi ajo zbuloi se ajo ka folur vetëm me bashkëshortin e saj në telefon që nga shpërthimi i luftës, nga frika se bashkimi me të në kryeqytetin ukrainas do ta rrezikonte atë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël të vriteshin.