Zelensky: Rusia e konsideron tregtinë si armë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar Kombeve të Bashkuar një video, në të cilin ai adreson atë që ai e quan “shantazh energjetik” të Rusisë kundër Evropës, shkruan BBC.

Ai thotë se ndërprerja e furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregon se “askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë”.

“Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo tregti. Ajo thjesht pret momentin kur mund të përdoret një ose një tjetër zonë tregtare.”

Ai thotë se Rusia “e sheh një Evropë të bashkuar si një objektiv” dhe sa më shpejt të gjithë në kontinent të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Presidenti ukrainas përshëndeti gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale – veçanërisht për ushqimin.

Polonia dhe Bullgaria po furnizohen me gaz nga fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian, pasi Gazprom ndërpreu furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, pasi të dy vendet refuzuan të paguanin gjigantin rus të energjisë në rubla./Shqip.com