Zelensky: Raundi i katërt “i vështirë” i bisedimeve Ukrainë-Rusi po vazhdon

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se “bisedimet e vështira” po vazhdojnë me Rusinë të hënën, pasi raundi i katërt i bisedimeve filloi më herët gjatë ditës.

“Bisedimet e vështira vazhdojnë. Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh, shkruan CNN.

Zelensky do të fliste me Këshillin e Evropës më herët të hënën, por nuk e bëri.

Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se sesioni i katërt po mbahet virtualisht, jo personalisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev.

Bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, postoi një foto nga bisedimet në Twitter.

“Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. Ukraina është një dialog i lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm. Rusia është një shtypje ultimatum e shoqërisë së saj”, shkroi ai në postim.