Zelensky: Ne e prishëm planin e pushtuesve për ta bllokuar qendrën e shtetit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video në Facebook ku ka thënë se plani i Rusisë është thyer.

Kjo pasi këta të fundit dëshironin të bllokonin qendrën e Ukrainës.

Ai ka thënë së ky vend i ka rezistuar me sukses sulmet e armikut dhe luftimet janë duke vazhduar.

Zelensky ka theksuar se Kievi dhe qytetet kryesore përreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria ukrainase.

“Ne i rezistuam dhe zmbrapsëm me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë. Në shumë qytete dhe rrethe të shtetit tonë. Por ne e dimë se çfarë po mbrojmë. Vendi, toka, e ardhmja e fëmijëve. Kievi dhe qytetet kryesore përreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë. Pushtuesit donin të bllokonin qendrën e shtetit tonë dhe të vendosnin kukullat e tyre këtu, si në Donetsk. Ne e thyem planin e tyre”, ka shkruar ai.