Zelensky kërkon sanksione të reja kundër Rusisë – në adresë të parlamentit australian

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë gjatë një fjalimi virtual në parlamentin australian të enjten.

“Distanca mes vendit tonë është e madhe,” tha Zelensky, “por nuk ka diçka të tillë si distanca nga brutaliteti i rusëve në tokën tonë ukrainase”.

Ai po ashtu paralajmëroi për implikime të mëdha për sigurinë globale nëse Rusia nuk ndalet dhe foli gjithashtu për atë që do të ndodhë pas luftës, duke u bërë thirrje kombeve dhe kompanive të investojnë në restaurimin e Ukrainës.

Zelensky foli veçanërisht për zhvillimin e porteve dhe qyteteve në Detin e Zi dhe rindërtimin e sektorit detar.

Disa lajme tjera: Australia ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 500 individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë oligarkë me lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin, si dhe ministrinë e financave të Rusisë.

Australia ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe gjithashtu ka njoftuar ndalimin e eksporteve të aluminit dhe mineralit të aluminit në Rusi.

Teksa, Rusia mbështetet në Australi për gati 20% të nevojave të saj për alumin, sipas qeverisë australiane. /Shqip.com