Zelensky i kërkon Putinit të fillojnë bisedimet

Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një konferencë për media, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë, ka shkruar BBC.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, atëherë më jepni aeroplanë. Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës ” tha ai.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

Zelensky po ashtu ka thënë se bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë. Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron,” tha ai./Shqip.com