Zelensky i bëri presion Bidenit për më shumë sanksione kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri presion presidentit amerikan Joe Biden gjatë thirrjes së tyre të fundit për më shumë sanksione për të shtrënguar më tej Rusinë, ka mësuar CNN.

Sipas disa burimeve të CNN, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.

Zelensky përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare gjatë telefonatës – e cila zgjati 49 minuta.

Gjatë kësaj bisede, Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në.

Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit. /Shqip.com