Zelensky i bën thirrje Rusisë për bisedime paqeje “pa vonesë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi sot Moskës të angazhohet në bisedimet e mëtejshme të paqes “pa vonesë” – ndërsa lufta hyn në javën e katërt.

Në adresimin e përditshëm, ai tha se “Kjo është mundësia e vetme për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, shkruan CCN.

“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”, pohoi i pari i shtetit të Ukrainës.

“Ne gjithmonë kemi insistuar për negociata. Gjithmonë kemi ofruar dialog, kemi ofruar zgjidhje për paqen,” tha ai. “Dhe dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht në Moskë. Është koha për t’u takuar. Koha për të biseduar. Është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën.”

Ukraina dhe Rusia janë përfshirë në disa raunde bisedimesh deri më tani, duke filluar në Bjellorusi dhe së fundmi duke u zhvilluar përmes video-konferencës.

Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim ose një tërheqje.