Zelensky: Forcat ukrainase nuk kanë mjaftueshëm armë për të mposhtur Rusinë

Presidenti ukrainas Zelensky

Lufta në Ukrainë po vazhdon për gati dy muaj, derisa luftimet janë intensifikuar në Mariupol.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë “serioze dhe të rënda” për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin e Mariupolit, shkruan CNN.

Ai përshkroi dy mënyra të mundshme për t’i dhënë fund ngecjes në qytet:

“Së pari, ajo përfshin armë serioze dhe të rënda […] në momentin që ne nuk kemi mjaft nga këto armë për të çliruar Mariupolin. Rruga e dytë është diplomatike. Deri më tani Rusia nuk është pajtuar me këtë.

Zelensky tha gjithashtu se “disa mijëra” civilë ukrainas që u larguan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit përmes korridoreve të evakuimit në territoret e pushtuara ruse nuk dihen se ku janë.

“Mijëra civilë janë larguar me sukses nga Mariupoli përmes korridoreve të rënë dakord me Rusinë, por për fat të keq disa mijëra civilë shkuan në territoret e pushtuara ruse dhe ne nuk e dimë fatin e këtyre mijëra njerëzve”, shtoi ai. 

Shtetet Evropiane po vazhdojnë të dërgojnë ndihma në Ukrainë, së fundmi Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore Mistral./Shqip.com