Zelensky: Fëmijët po vdesin, po luftojmë në kushte të pabarabarta

“Përsëri, fëmijët po vdisnin, njerëzit po vdisnin”, tha presidenti ukranias, Voldodymyr Zelesky – drejtuar të pranishmëve në samitin e NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Ai – po ashtu tregoi që Rusia se ka kërkuar mbëshetje ajrore dhe se Rusia po përdor bomba të fosforit.

“Ne jemi në kushte të pabarabarta për më shumë se një muaj. Ukraina nuk dëshiron të bëjë luftëra për vite dhe vite. Ne thjesht duam të mbijetojmë”, shtoi Zelensky.

Por, ai thotë se nuk po fajëson NATO-n. Pasi “nuk janë raketat e tyre që që shkatërrojnë qytete. Aleanca ende mund të ndihmojë në shmangien e vdekjeve të mëtejshme duke i ofruar Ukrainës më shumë municione.

Arseyeja pse udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në këtë samit që po mbahet në Bruksel është për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të sulmeve ruse në Ukrainë.