Zelensky e falenderon Johnsonin për vizitën, thotë se me ndihmen e miqëve i afrohen fitores çdo ditë

Në Kiev, të shtunën ishte Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i cili u takua me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Pas këtij takimi, Zelensky ka bërë një postim në Facebook – të cili ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi – së bashku me Jonson.

Zelensky shkroi se “Kievi është ende i vogël dhe me pjesë alarme ajri. Por po aq e bukur dhe tashmë pa përleshje në periferi. Ne vizituam memorialin e kujtimit të Heronjve të Njëqindës Qiellore. Fatkeqësisht, heronjtë tanë vazhdojnë të vdesin çdo ditë në vijën e frontit duke luftuar me pushtuesit rusë, por me ndihmën e miqve tanë besnikë si MB, ne i afrohemi fitores çdo ditë”.

Teksa, shtoi se “faleminderit Boris Johnson për vizitën dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne do të fitojmë, nuk kemi rrugë tjetër”.

Gjatë ditës së sotme Ukrainën e ka vizituar edhe Ursula Von der Leyen. /Shqip.com