Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë të martën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, pritet që të martën t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas burimeve të Top Channel në seancën e radhës plenare të martën, në orën 10:00 Zelensky do t’i drejtohet me një video mesazh parlamentit të Shqipërisë.

Në javët e fundit presidenti ukrainas i është drejtuar disa parlamenteve të ndryshme në botë, si ai i Australisë, Greqi, Japoni e Danimarkë.

Të mërkurën Zelensky i ka dërguar Kombeve të Bashkuar një video, në të cilin ai adreson atë që ai e quan “shantazh energjetik” të Rusisë kundër Evropës,

Kujtojmë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, është politikani i parë shqiptar që e ka vizituar Ukrainën./Shqip.com