Vuçiq: Të paktën 20 herë i kam ndal serbët nga bojkotimi i institucioneve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiç ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në një intervistë për mediumin serb Pink.rs Vuqiq ka thënë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është një moment tektonik.

Vuqiq ka thënë se pas dhjetë vjetësh, serbët e Kosovës vendosen të largohen nga asambleja, Qeveria dhe të gjitha institucionet e Prishtinës si dhe do të pezullojnë pjesëmarrjen në Polici e gjyqësor.

“Ky është një ndryshim i madh politik, pothuajse tektonik. Pas 10 vjetësh, serbët vendosën të largohen nga institucionet e Prishtinës. Do të kemi kohë t’u përgjigjemi historive josensive se si e bëjnë atë me urdhër nga Beogradi. Ata nuk donin kurrë të shihnin në mënyrë realiste problemet me të cilat përballen serbët, se cilat janë pasojat”, tha  Vuçiç.

Vuqiq tha se serbët i ka ndal të paktën 20 herë që të largoheshin  nga institucionet e Kosovë – Gjithashtu, ai tha se në qershor mund të kishte ndodhur një gjakderdhje e madhe.

“Serbët çdo herë donin të largoheshin nga institucionet kur Prishtina bëri diçka, i këshillova të mos e bënin këtë dhe ata më dëgjonin mua, sepse unë isha kurdoherë me popullin. Ata më besuan. I kam ndaluar të paktën 20 herë. Pastaj erdhi qershori dhe incidenti i parë. Herën e parë që po flas për këtë, atë natë mund të kishte ndodhur një gjakderdhje e madhe, e paparë. Shqiptarët e përgatitën atë, serbët nuk donin të fshiheshin,” tha Vuçiç.

Vuqiq foli edhe për barrikadat e krijuara në veri të Kosovës gjatë kohës së fundit.

“Iu luta serbëve të lëviznin barrikadat. Pas orës 11 më thanë se do ta bënin sepse i luta, përndryshe nuk do ta bënin për asgjë tjetër. Shkova në Bruksel në gusht, e di se duhet të arrijmë diçka, nuk mund t’i lë njerëzit që të vijnë me viza, sepse nuk ka fund çmenduria në Prishtinë. E gjithë kjo mbështetet nga dy fuqi të mëdha”.

Presidenti serb cilësoi se serbët nga Kosova kishin dyshime pas lutjeve të tij për të pranuar marrëveshjen mbi dokumentet personale.

“U kërkoj serbëve dhe ata thonë ‘përsëri me kërkesat tuaja, pas dy ditësh ata thanë në rregull  por kjo është hera e fundit.’ Kisha një premtim se do të ishte në rregull për tryezat, por kisha një premtim dhe se do të ishte në rregull për zgjedhjet. Kjo është ajo që u thashë atyre”.

Sipas Vuqiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte poshtëruar serbët me një deklaratë të tijë në Procesin e Berlinit.

“Dhe pastaj procesi i Berlinit ndodh, ne nënshkruajmë tre marrëveshje. Atë ditë në Berlin, për të na poshtëruar, Kurti bën një deklaratë lidhur me OBSH-në, se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dhe pastaj ai tha se kjo për targat shkon me faza, se ne po ju ndëshkojmë pak me 150 euro secila, kështu që ne do t’ju marrim targat, madje edhe makinat”.

Ndërsa, për përfaqësuesit e QUINT-it, Vuqiq thotë se po mashtrojnë publikun duke thënë se Kosova ka drejtë të largojë targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

“Përfaqësuesit e Quint-it mashtrojnë publikun kur thonë se kanë të drejtë të merren targat. Po i referohen anëtarit të gabuar. Ata e dinë, ata janë duke u bërë budallaqe. Ata nuk mund të thonë, sepse Kosova është një shtet i pavarur për ta”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që deri më 21 nëntor, të bëjë qortimin ndaj shoferëve, të cilët vozisin automjete me targa të lëshuara nga autoritetet e Serbisë e që cilësohen ilegale në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën kërkuar nga Kosova shtyrje të afatit për targa, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Të njëjtën linjë me SHBA-në qëndron edhe Bashkimi Evropian. Ata e quajnë legjitim vendimin për targa, por thonë se kjo duhet të  bëhej brenda një periudhe kohore prej 12 muajsh.

Kjo situatë ka ndikuar edhe në gjendjen në veri të Kosovës. Qeveria ka pezulluar drejtorin e Policisë Rajonale në Veri, Nenad Gjuriq, për shkak se nuk e zbatonte vendimin për qortim ndaj qytetarëve serb.

Në shenjë proteste, Lista Serbe ka kërkuar që të gjithë serbët të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë zhveshur dje uniformat e tyre.

Nga detyra e ministrit të Kosovës ka dhënë dorëheqje edhe Goran Rakiq, ndërsa gjatë ditës së sotme, kësaj iu janë bashkuar edhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri.

Sot gjatë ditës është mbajtur edhe një protestë në veri, nga e cila u kërkua formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.