Vritet gazetari amerikan nga trupat ruse në Ukrainë

Distinktivi i gazetarit Brent Renaud

Brent Renaud regjisor dhe ish-gazetar është qëlluar për vdekje teksa ishte duke xhiruar refugjatët ukrainas që po kalonin kufirin., njoftoi policia e Kievit të dielën.

Ai ishte në një kamion me gazetarë të tjerë në Irpen kur trupat ruse hapën zjarr.

Andriy Nebytov shefi i policisë së rajonit të Kievit, tha: “Okupatorët po vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarët e mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Një korrespondent 51-vjeçar i New York Times u qëllua për vdekje sot në Irpin. Një tjetër gazetar është plagosur”.

Fillimisht, ai mendohej se kishte qenë në detyrë për The New York Times, sepse mbante një distinktiv të këtij mediumi.

Ky është distinktivi që mbante gazetari i pavarur Brent Renaud kur u qëllua dhe u vra në Irpen, Ukrainë, sot teksa filmonte refugjatët që kalonin kufirin. 

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur kemi dëgjuar për vdekjen e Brent Renaud. Brent ishte një fotograf dhe regjisor i talentuar që kontribuoi në The New York Times gjatë viteve. Megjithëse ai kishte kontribuar për The Times në të kaluarën (më së fundi në 2015), ai nuk ishte në detyrë për The Times në Ukrainë. Raportet e hershme se ai punonte për The Times qarkulluan sepse ai mbante një distinktiv të shtypit të Times që ishte lëshuar për një detyrë shumë vite më parë.” , tha një zyrtarë i Times për The Independet.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi vdekjen e Renaud.