Voton Uran Ismaili: Mezi e pres rezultatin
Publikuar:
(17.10.2021 09:44:25)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar në shkollën “Ismail Qemaili”, Prishtinë – ku tha se “mezi e pret rezultatin”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët qe të votojnë në mënyrë që të përcaktojnë se kush do të jetë kryetari i tyre për katër vitet e ardhshme.
“E konsideroj tepër të rëndësishëm për garë, dhe ftoj qytetarët që të votojnë”, ka thënë Ismaili.