Voton Memli Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë për qytetarët, jo për politikanët
Publikuar:
(17.10.2021 10:03:34)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet lokale janë për qytetarët e jo për politikanët.
Krasniqi këtë koment e bëri pasi e ushtroi të drejtën e tij për të votuar.
“Shpresoj që të gjithë qytetarët këtu në Prishtinë dhe anë mbanë Kosovës ta ushtrojnë këtë të drejtë”.
Ai shtoi se “shpreson që sonte të fitojë demokracia”.
“Pjesëmarrja në zgjedhje është shumë e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik”, tha Krasniqi.