Voton kryeministri Kurti: Sot vendosim se kush do të vendosë në komunat tona

Voton Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, i është drejtuar kutisë së votimit sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, njofton Shqip.com.

Pasi ushtroi të drejtën e votës, Kurti tha se qytetarët sot vendosin se kush të vendosë – udhëheqë në komunat e tyre.

“Unë si qytetar i Kosovës dhe banor i Prishtinës, porsa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Republikës së Kosovës, anembanë komunave të shtetit tonë sot vendosin se kush të udhëheqë komunat e tyre. Inkurajoj të gjithë që shfrytëzojnë këtë të drejtë të barabartë”, ka thënë Kurti.

Ai më tej tha se si kryeministër do të punojë dhe do të bashkëpunojë në fuqizimin e komunave.

“Unë bashkë me Qeverinë tonë do të punoj e do të bashkëpunojë në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara i presin të gjithë qytetarët në të gjitha komunat ku jetojnë e veprojnë”, tha më tej ai.