Voton Korenica: Qytetarët e Rahovecit ta shfytëzojnë të drejtën e votës

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, e ka kryer obligimin e tij qytetar.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Rahovecit që ta kryejnë këtë obligim më përgjegjës.

“Ftoj qytetarët e komunës së Rahovecit që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me përgjegjësi të madhe për demokracinë dhe komunën në të cilën do jetojnë fëmijët tanë”, ka thënë Korenica.

VV në balotazhin e Rahovecit përballet me Smajl Latifin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qytetarët e 21 komunave votojnë për kryetarin e tyre në balotazh.