Voton Aliu: Sot ka pushuar gjithçka, por s’duhet të pushojë qytetari

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, duke votuar

Agim Aliu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Ferizajt, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për zgjedhjet lokale.

Pas votimit, është deklaruar për media, me ç‘rast u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin edhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ka thënë se “sot ka pushuar gjithçka, por s’duhet të pushojë qytetari”.

“Më lejoni që në këtë ditë të qetë kur ka pushuar edhe shiu të ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Ferizajt dhe të gjithë Republikës së Kosovës të dalin dhe ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

Sot është dita kur ka pushuar gjithçka, por nuk duhet të pushojë qytetari, i cili duhet të dalë të votojë. Unë sapo përfundova obligimin tim qytetar dhe i ftoj qytetarët që të veprojnë njëjtë”, është shprehur para gazetarëve Aliu, njëherësh kryetar aktual i Ferizajt.