Von der Leyen: Hamas, grup terrorist që duhet shkatërruar

epa10013108 European Commission President Ursula Von Der Leyen, speaks to the media before a meeting with Israeli Prime Minister Naftali Bennett in his office in Jerusalem, Israel, 14 June 2022. EPA-EFE/AMIR COHEN / POOL

“Hamasi është padyshim një organizatë terroriste dhe ne duhet të luftojmë Hamasin, si çdo organizatë terroriste. Hamasi në sjelljen e tij militante dhe terroriste, si një organizatë terroriste duhet të shkatërrohet”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp në fund të mbledhjes së Këshillit Evropian. “Por vendet e tjera kanë shumë ndikim në rajon. Kjo është e dukshme në lirimin e pengjeve dhe kjo është shumë pozitive dhe ne u jemi shumë mirënjohës atyre vendeve që morën iniciativën dhe përdorën ndikimin e tyre për të de-përshkallëzuar dhe për të gjetur një zgjidhje për pengjet dhe gjetja e mundësisë për lirimin e pengjeve”, shtoi ajo.