Von der Leyen dhe Borrell pritet që të shkojnë në Ukrainë për të vizituar Zelenskyn

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, do të udhëtojnë për në Kiev këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lajmin është bërë i ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, përmes një njoftimi në Twitter.

“Presidentja von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të vizitojnë Kievin këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, përpara ngjarjes së të shtunës “Stand Up For Ukraine” në Varshavë”, ka shkruar Mamer.

Kjo vizitë ka ardhur pasi që Von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të i dërgoi ekipet hetimore për krime lufte në Ukrainë.

Von der Leyen kishte bisedua në telefon me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Unë fola me Presidentin Zelenskyy për vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë. BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës”, ka deklaruar Ursula von der Leyen./Shqip.com